Sela: Nuk bëj politikë për ligjin e shtetësisë, kërkoj reciprocitet

Maqedonia

Sela: Nuk bëj politikë për ligjin e shtetësisë, kërkoj reciprocitet

Më: 1 prill 2021 Në ora: 22:22
Ziadin Sela

Kreu i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela deklaroi në “Rruga drejt…” se nuk do të lejoj asnjëherë që të bëj politikë për Ligjin për shtetësi, por mbetet në qëndrimin e tij për reciprocitet. Sipas Selës edhe regjistrimi edhe Ligji për shtetësi janë në interes të qytetarëve, janë halle të qytetarëve për të cilat duhet gjetur zgjidhje.

“Ne jemi të gatshëm për të treguar dhe për të dhënë mesazhin se ne jemi të hapur për tu ulur dhe për ta zgjidhë këtë çështje me ata që e kanë në dorë, qeveria e ka në dorë sepse ka një shumicë prej 62 deputetësh, se numrat e zgjidhin këtë çështje.

Edhe regjistrimi edhe shtetësia është interes i këtyre qytetarëve, s’kemi ne pse të bëjmë negociata, regjistrimi me shtetësinë, jo.

Në qoftë se duhet të bëjmë kështu lloj negociatash e kemi bërë ne, e kemi bllokuar parlamentin tanimë disa javë. Nuk ndjehemi krenar për këtë. Unë kam pas shumë kujdes kur jam deklaruar ditën që kam thënë se do bllokojmë parlamentin.

Bllokim me bllokim, në qoftë se bllokohet propozim ligji imë, do bllokohet çdo propozim ligj. Në qoftë se ti më bllokon, unë nuk do lejoj gjë pa bllokuar, reciprocitet”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat