Shtyrja e regjistrimit sot duhet të kalojë në komision kuvendar

Maqedonia

Shtyrja e regjistrimit sot duhet të kalojë në komision kuvendar

Më: 2 prill 2021 Në ora: 10:19
Kuvendi

Në Komisionin Juridik-ligjvënës në Kuvendin e RMV-së është caktuar seënë në të cilën do të shqyrtohet Ligjin për shtyrjen e regjistrimit dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Kuvendi e nisi dje procedurën, përkatësisht seancën plenare për nevojën e miratimit të ndryshimeve ligjore, ndërsa pasdite ajo u kalua në Komisionin për Çështje Kuvendare.

Pritet që ndryshimet ligjore të kalojnë në Komision dhe më pas ndryshimet kthehen në seancë plenare për votim, ndërsa deputeti nga radhët e BDI-së, Arbër Ademi, i cili po ashtu është kryetar i komision tha se ka mundësi që sot të mbahet edhe seancë plenare.

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi duhet të caktojë seancën kur të përfundojë raporti i komisioneve.

Ndryshe, shtyrja e regjistrimit për në shtator u dakordua në takimin e dy liderëve maqedonas Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski. Opozita shqiptare Aleanca dhe Alternativa mbajnë qëndrimin se nuk duhet të anulohet regjistrimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat