Bilanc tragjik nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 50 viktima në 24 orët e fundit

Maqedonia

Bilanc tragjik nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 50 viktima në 24 orët e fundit

Më: 2 prill 2021 Në ora: 20:40
Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 1320 infeksione të reja nga 4174 testime të kryera. Vatra më e nxehtë mbetet Shkupi me 580 raste të reja, e ndjekur nga Manastiri me 113.

Bilanci flet gjithashtu për 50 viktima, për një total prej 3860 fatalitetesh, raporton A2.

Pas shifrave të sotme, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin fqinj shkon në mbi 132 mijë, kurse i rasteve aktive në 20,683.

Lajmi i mirë është se janë regjistruar 457 të shëruar për një total prej mbi 108 mijë të shëruarish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat