Mickoski: Nuk do të mbështesin regjistrimin, nëse s’është sipas “Eurostat-it”

Maqedonia

Mickoski: Nuk do të mbështesin regjistrimin, nëse s’është sipas “Eurostat-it”

Më: 3 prill 2021 Në ora: 19:02
Hristijan Mickoski

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski u takua me përfaqësuesit e iniciativës “Nuk e hap derën”, e cila angazhohet për shtyrje të regjistrimit.

Ai tha se i ka njoftuar me marrëveshjen që e ka arritur kryeministri Zoran Zaev.

Pas takimit, Mickoski deklaroi se janë pajtuar se nuk do ta mbështesin rezultatin e regjistrimit të popullsisë i cili nuk është zbatuar sipas standardeve evropiane.

“Në takim, përfaqësuesit e iniciativës ishin njoftuar, por ne gjithashtu u morëm vesh rreth angazhimit për zbatimin e vazhdueshëm të praktikave dhe metodave të Eurostat-it sa i takon shtyrjes së regjistrimit dhe rreth faktit se nuk do t’i pranojmë rezultatet e një regjistrimi që nuk do të kryhet në përputhje me metodologjinë, standardet e Eurostat-it dhe praktikat evropiane”, ka thënë Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat