Një tren ka shkelur një djalë afër Velesit

Maqedonia

Një tren ka shkelur një djalë afër Velesit

Më: 4 prill 2021 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Një tren ka shkelur një djalë afër Velesit

Veles, 4 prill 2021 (MIA) – Një tren, i cili qarkullon në relacionin Gjevgjeli – Shkup, sot rreth orës 11:40 në Veles, para urës së re “Gemixhii”, ka shkelur një djalë 21-vjeçar, konfirmojnë për MIA nga SPB Veles.

Nga Shërbimi për ndihmë urgjente mjekësore, siç informoi dr. Vasilka Panovska Pop Stefanova, ekipi i tyre është thirrur në vendin e ngjarjes në ora 11:40 dhe për fat të keq vetëm e ka konstatiuar vdekjen te T.I. (21) nga Velesi.

Sipas informatave të para të dëshmitarëve, djali vet ka kërcyer dhe ka kryer vetvrasje.

“Për shkak të ngjarjes, tani dy orë komunikacioni në qytet është i bllokuar, pasi treni e ka bllokuar vendkalimin te Ura e re”, informojnë nga SBP Veles.

Ekipe të SPB Veles dhe prokurori publik po kryjnë ekspertizë në vendin e ngjarjes, informoi për MIA-n zëdhënësi Veroljub Dodevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat