Georgijev: Simptomat e sëmundjes tani shfaqen edhe te pacientët me moshë të re

Maqedonia

Georgijev: Simptomat e sëmundjes tani shfaqen edhe te pacientët me moshë të re

Më: 5 prill 2021 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Mjeku Alen Georgiev i cili është drejtor i spitalit të Shtipit, për TV24 tha se në fillim kanë pasur 57 shtretër për pacientët me COVID-19, por pas përkeqësimit të numrit janë hapur edhe reparte të tjera për rastet më të rënda.

“Më 1 prill është vendosur në funksion spitali modular dhe atje vendosëm të gjithë pacientët me gjendje të përkeqësuar”, tha Georgijev.

AI theksoi se ka pacientë më gjendje të rëndë dhe se kjo valë është më e madhe se sa vala e vjeshtës.

“Kemi shumë pacientë me gjendje të rëndë shëndetësore. Ka disa raste ku pacientë me moshë të re, por dominon mosha 60-70 vjet. Kemi 14 vjeçar me simptoma, diçka që ishte shumë e rrallë. Tani simptomat shfaqen edhe te pacientët me moshë të re. Kjo valë prek edhe pacientët me moshë të re”, tha Georgiev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat