Pendarovski në takim me udhëheqësit e bashkësive fetare, diskutojnë për festat në kohë të pandemisë

Maqedonia

Pendarovski në takim me udhëheqësit e bashkësive fetare, diskutojnë për festat në kohë të pandemisë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 13:00
Foto nga takimi

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, sot ka pritur në takim krerët e bashkësive fetare në Maqedoni.

Siç informojnë nga kabineti i Pendarovskit, në këtë takim është diskutuar në lidhje me festën e Bajramit, muajin e Ramazanit dhe festën e Pashkëve, në kushte të pandemisë dhe masave të reja kufizuese.

“Presidenti në takim ka thënë se roli i udhëheqësve fetarë është shumë i rëndësishëm në gjendjen e tanishme, si dhe përmendi bashkëjetesën si parakusht i rëndësishëm për prosperitetin dhe avancimin e vendit”.

“Udhëheqësit e bashkësive fetare bënë thirrje tek besimtarët për kujdes dhe sjellje të përgjegjshme, respektim serioz të masave dhe rekomandimeve nga autoritetet shëndetësore, për të mbrojtur veten dhe të tjerët, si dhe për vaksinim të tyre”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit.

Në këtë takim kanë marrë pjesë udhëheqësi i Kishës Ortodokse Maqedonase, Stefan, reisi i Bashkësisë Fetare Islame Shaqir Fetahu, kryepeshkopi Kiro Stojanov, si dhe drejtori i Komisionit për marrëdhënie në mes bashkësive fetare Darijan Sotirovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat