Familja e Sazdovskit kërkon të kthehet dënimi prej 19 vjet për vrasësit e Sazdovskit

Maqedonia

Familja e Sazdovskit kërkon të kthehet dënimi prej 19 vjet për vrasësit e Sazdovskit

Më: 8 prill 2021 Në ora: 21:28
Familja e Sazdovskit kërkon të kthehet dënimi prej 19 vjet për vrasësit e Sazdovskit

Familja e të vrarit, Nikolla Sazdovski dhe përfaqësuesit e grupit të tifozëve Komitët, sot në Prokurorinë Publike shtruan ankesë për shkak të uljes së dënimeve autorëve të vrasjes prej në 19 në 16 vjet burgim.

“Dënimi maksimal për këtë vepër është burg i përjetshëm, por për persona më të vegjël se 21 vjeç, gjegjësisht nëse autorët nuk i kanë 21 vjet në kohën e kryerjes së veprës nuk mund të gjykohen me më shumë se 20 vjet. Vallë ky nuk është moment i mjaftueshëm lehtësues për këta persona. Kanë qenë të rinj, vallë Nikolla ishte i moshuar.

Vallë ndahemi në Republikën e Maqedonisë në të rinj dhe të moshuar. Jo kjo nuk duhet të jetë kështu. Prandaj ne këto erdhëm ta shprehim një protestë të qetë dhe revoltë. Ia kemi dorëzuar prokurorit publik një kërkesë për ta vazhduar procesin për të kërkuar dënim maksimal nga gjykata e shkallës së tretë, gjegjësisht nga Gjykata Supreme dhe shpresojmë se Gjykata Supreme do ta miratojë këtë, gjegjësisht ta konfirmojë këtë dënim 19-vjeçar që e shqiptoi gjykata e shkallës së parë”, deklaroi babai i Nikollës, Toni Sazhdovski pas shtrimit të ankesës.

Nikolla Sazdovski, vdiq pas rrahjes brutale më 29 qershor të vitit 2018. Për vrasjen e Sazdovskit u dënuan Besir Bela dhe Skender Demiri me nga 19 vjet burgim. Në momentin e veprës penale nuk i kishin mbushur 21 vjet, për çka edhe nuk janë gjykuar me burgim të përjetshëm me burg.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat