Gjithsej 1.699 të hospitalizuar për shkak të coronavirusit në Maqedoni

Maqedonia

Gjithsej 1.699 të hospitalizuar për shkak të coronavirusit në Maqedoni

Më: 9 prill 2021 Në ora: 13:58
Ilustrim

Në 24 orët e kaluara në kovid – qendrat në spitalet në të gjithë vendin është njoftuar se po trajtohen gjithsej 1.699 pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 124 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 u shtruan në spitalin në Manastir. 90 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. 43 pacientë ka reparti infektiv në Tetovë, 101 pacientë po trajtohen në Veles dhe 100 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 po trajtohen në Kumanovë, si dhe 110 pacientë u shtruan në spital në qendër në Ohër, 132 në Prilep, 37 në kovid – qendër në Gostivar dhe 22 në Strugë. 99 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 26 në Koçan, 40 në Kërçovë, 67 në Kavadar, 22 në Gjevgjeli.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19 të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.699 dhe ka rreth 300 shtretër të lirë.

“Gjatë ditës, bëhen çregjistrime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej”, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat