Premtim i ri për hekurudhën drejt Bullgarisë! Do të ndërtohet deri në vitin 2027

Maqedonia

Premtim i ri për hekurudhën drejt Bullgarisë! Do të ndërtohet deri në vitin 2027

Më: 9 prill 2021 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Drejtor i ri – premtim i vjetër. Hari Llokvenec si drejtor i ri i Hekurudhave të Maqedonisë – Infrastruktura pretendon se do të ndërtojë hekurudhën drejt Bullgarisë. Tanimë se dimë cili drejtor i radhës është që e premton këtë projekt, por është i bindur që deri në vitin 2027 do të udhëtojmë me tren drejt fqinjit tonë lindor.

Numrin nuk e di, por e di që jam përfaqësues i udhëheqjes e cila me siguri do ta bëjë realitet këtë hekurudhë”, tha Hari Lokvenec, drejtor i HM- Infrastrukturë.

Rreth 700 milion euro janë të nevojshme për të ndërtuar hekurudhën drejt Bullgarisë, pa gjërat e paparashikuara që mund të ndodhnin gjatë ndërtimit. Para ka, thotë Llokvenec, edhe atë rreth 200 milion grante nga fondet evropiane, ndërsa pjesën tjetër prej gati 500 milion euro planifikon t’i sigurojë përmes kredive. Llokvenec thotë se ekziston justifikim ekonomik në këtë projekt.

Një tren bartë nga 1,600 tonë mallra në 2,500 tonë. Paralelisht për krahasim, ju këtë sasi të mallrave duhet të transportoni me 80 kamionë me kapacitet prej 20 tonë”, pohoi Hari Lokvenec, drejtor i HM-Infrastrukturë.

Hekurudha për në Bullgari është premtim më shumë se 25 vjeçar. Së fundmi, një kompani gjermane që u angazhua për të ndërtuar një nga seksionet, vitin e kaluar hoqi dorë nga punimet dhe u largua nga Maqedonia e Veriut. E gjithë rruga është 90 kilometra e gjatë dhe është e ndarë në tre pjesë. Por, përveç se duhet të hapen trase dhe të vendosen binarë, duhet të ndërtohen 100 ura dhe 40 tunele.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat