Maqedoni: Tri bastore janë nën hetim nga Policia Financiare për përvetësim parash

Maqedonia

Maqedoni: Tri bastore janë nën hetim nga Policia Financiare për përvetësim parash

Më: 10 prill 2021 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Policia Financiare ka hapur lëndë për shkak të dyshimeve për përvetësim parash dhe keqpërdorim të të dhënave personale nga disa bastore. Drejtoria e Policisë Financiare për këtë rast do ta informojë edhe prokurorinë.

“Është formuar lëndë në Drejtorinë e Policisë Financiare dhe ndaj saj do të veprohet në përputhje me kompetencat. Për rezultatet e inspektimeve do të informohet edhe prokurori kompetent“, thonë nga Policia Financiare.

Anëtari i Agjencisë kundër korrupsionit, Goran Tërpenoski, i cili e zbuloi këtë rast, për “Alsat” thotë se ashtu si thellohet hetimi, bëhet gjithnjë e më e qartë se bastoret kanë pasur ndihmë nga nëpunësit e disa prej institucioneve financiare si Drejtoria e të Ardhurave Publike. Tërpenovski thotë se për një mashtrim të këtillë nevojitet vetëm një vrimë në Ligjin e Lojërave të Fatiti.

“Policia Financiare duhet t’i kontrollojë të gjitha gjetjet tona se si kanë arritur paratë t’i vendosin në deklaratën tatimore, nëse janë një grup i organizuar në DAP ose institucione të tjera financiare sepse për një punë të tillë nuk mund të jetë problem vetëm ligji, përkatësisht sipas meje, ky nuk është as problem i bastoreve, por ligji u lejon atyre të ketë dyshim për transaksione të caktuara”, deklaroi Goran Tërpenoski anëtar i Komisionit kundër korrupsionit.

Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike thonë se ato janë në dispozicion të të gjitha institucioneve përkatëse për një qasje të koordinuar në këtë lloj mashtrimi.

“DAP mbledh të dhënat në deklaratën vjetore të tatimeve në bazë të të dhënave të paraqitura nga paguesit. Paguesit kanë për detyrë të raportojnë saktë të ardhurat e tyre të fituara për t’u tatuar”, thonë nga DAP.

Nga Shoqata e Bastoreve sportive një ditë më parë hodhën poshtë të gjitha pretendimet për keqpërdorim të mundshëm. Bastoret thonë se të dhënat e qytetarëve i përdorin vetëm në rast se duhet të mbahet tatimi i fitimit nga lojtarët që kanë fituar para në bastore. Skandalin anti-korrupsionerët e zbuluan gjatë kontrollit të të dhënave të një zyrtari shtetëror, i cili deklaroi se asnjëherë nuk ka luajtur lojëra fati. Antikorrupsionerët thonë se tani për tani kanë prova për përvetësim të mbi 40 mijë eurove.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat