Bilanci nga Covid-19: 32 viktima dhe 1 092 raste të reja me COVID-19

Maqedonia

Bilanci nga Covid-19: 32 viktima dhe 1 092 raste të reja me COVID-19

Më: 11 prill 2021 Në ora: 07:40
Ilustrim

Në 24 orët e fundit janë shënuar 32 viktima dhe 1092 raste të reja me COVID-19. Është shënuar numër rekord i të shëruarve.

Plot 2 003 persona e kanë fituar betejën me virusit.

Ndërkohë deri më tani janë vaksinuar mbi 18.000 qytetarë ndërsa numri i vaksinave që do të mbërrijnë në vend do të rritet në fund të prillit.

Opozita maqedonase protestoi duke kërkuar dorëheqjen e ministrit Filipçe me arsyetimin se nuk ka menaxhuar si duhet gjendjen me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat