MPB në krizë/ Ka mungesë të targave të regjistrimit për vetura

Maqedonia

MPB në krizë/ Ka mungesë të targave të regjistrimit për vetura

Më: 12 prill 2021 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme po përballet edhe me mungesë të targave për vetura, përshkak se tenderi i vitit të kaluar është anuluar dhe nuk është zgjedhur ofrues i ri në kohën e duhur.

Kompania “Rade Konçar” deri në vitin e kaluar ishte përgjegjëse për përpunimin e targave të veturave, me marrëveshje të nënshkruar me MPB-në.

Nga kompania thonë se përshkak se ka përfunduar marrëveshja, ka edhe mungesë të targave të veturave. Në kohën e fundit, siç shtojnë nga kompania Rade Konçar, as nuk ka pranuar porosi për punim të targave, e as që ka patur mundësi ligjore të punojë gjëra të tilla.

Më 26 shtator 2020 MPB kishte publikuar furnizim publik të targave për vetura, por i njejti është anuluar. Në procedurën e përsëritur, Ministria madje në prill ka sjellë vendim për përzgjedhje të një ofruesi. Kompania “Rade Konçar” është eliminuar dhe paralajmëruan se të drejtat e tyre do të vazhdojnë t’i realizojnë përmes institucioneve përkatëse, dhe në korniza të rregullave.

Kompania njoftoi se është kompania e vetme vendore e cila ka investuar në teknologji të plotë për prodhim të targave të regjistrimit nga viti 1996.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat