Protestë e agjencive të evenimenteve, kërkojnë nga Qeveria masa urgjente

Maqedonia

Protestë e agjencive të evenimenteve, kërkojnë nga Qeveria masa urgjente

Më: 12 prill 2021 Në ora: 16:09
Protestë

Me muzikë me zë të lartë dhe boritë e makinave, organizatorët e evenimenteve u përpoqën të tërhiqnin vëmendjen e Qeverisë. Ata organizuan një protestë para godinës së Qeverisë ku vendosën altoparlantë të mëdhenj dhe pajisje të tjera të domosdoshme për organizimin e një evenimenti. Sipas të dhënave të llogarive përfundimtare, e gjithë industria ka shënuar rënie prej 62 përqind. Thonë se kanë kërkuar ndihmë gjatë gjithë vitit, por Qeveria rregullisht i ka lënë në harresë.

Kërkojmë grante, që në janar para shpalljes së pakos së pestë të masave kemi paraqitur plan të saktë se si duhet të na ndihmojnë. Këtu bëhet fjalë për shifra konkrete të veprimtarive, bëhet fjalë për rënie të qarkullimit prej 60 përqind, kusht për taksat e paguara ndaj shtetit, kusht për të dëshmuar se ato kompani nga “industria e evenimenteve”, por ne kërkojmë korrektësi për të gjithë- deklaroi Maja Babiq kryetare e Shoqatës së Industrisë së Evenimenteve.

Organizatorët e evenimenteve janë edhe më të revoltuar pas informacioneve që i kanë marrë nga autoritetet se brenda dy javësh do të shpallet tender për organizimin e evenimenteve shtetërore, edhe atë 30 vjetori i pavarësisë së Maqedonisë dhe 20 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë. Janë të vetëdijshëm se nuk do të ketë punë për të gjithë, sepse kësi lloj kompanish në vend ka më shumë se 50 në të cilat punojnë më shumë se 10 mijë persona.

Ne si kompani do të duhet të aplikojmë në atë konkurs dhe të lutemi për të fituar. As nuk do të marrin të gjithë kompanitë, e as nuk do të fitojnë në mënyrë të drejtë, as nuk e dimë kush ka të drejtë të merr pjesë dhe kush do t’i vlerësojë ato konkurse.”

Protesta zgjati nga ora 12:00 deri në orën 15:00, por nëse nuk ka përgjigje të shpejtë ndaj kërkesave të tyre, industria e evenimenteve kërcënoi me bllokimin e bulevardit para Qeverisë çdo ditë në të njëjtën kohë. Më 1 mars të këtij viti, kjo industri në të njëjtin vend mbajti protestë nën moton “Përkujtim për një vit heshtje”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat