Në repartet infektive në Maqedoni mjekohen 1.768 pacientë të sëmurë me COVID-19

Maqedonia

Në repartet infektive në Maqedoni mjekohen 1.768 pacientë të sëmurë me COVID-19

Më: 13 prill 2021 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Gjithsej 1768 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për coronavirus po trajtohen në repartet për sëmundje infektive në Shkup dhe në spitalet në qytete të tjera. Ka rreth 300 shtretër spitalorë të zbrazët në covid qendrat, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, 76 pacientë të rinj u shtruan në spital në kovid qendrat në Shkup për shkak të ndërlikimeve të koronavirusit. Gjithsej 725 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid-19 po trajtohen në pavijonet e sëmundjeve infektive në kryeqytet. Shumë pacientë janë në mbështetje të oksigjenit.

Në 24 orët e fundit, gjithsej 1,043 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për coronavirus janë paraqitur të trajtohen në qendrat spitalore në qytete të tjera.

Në 24 orët e fundit në Shkup në Klinikat interne dhe kirurgjike ka pasur 24 pranime.

Në kovid qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 17 pacientë të pranuar dhe tetë u pranuan në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Pesë pacientë të rinj u pranuan në Kozle dhe dy pacientë u pranuan në Klinikën Pediatrike. Gjashtë pacientë u pranuan në Institutin e Mjekësisë Fizikale.

Në 24 orët e fundi në shtëpi janë lëshuar 62 pacientë të shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat