MSH Maqedoni: Hapen terminet për vaksinim edhe për qytetarët të moshës 73 dhe 74 vjet

Maqedonia

MSH Maqedoni: Hapen terminet për vaksinim edhe për qytetarët të moshës 73 dhe 74 vjet

Më: 13 prill 2021 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, ka terminë të lira për vaksinim edhe për qytetarët e moshës 73 dhe 74 vjet.

“Terminët janë të hapura deri sonte dhe qytetarët e kësaj grupe që kanë aplikuar për vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk ose përmes mjekut amë, të njëjtit duhet të paraqiten te mjeku amë që t’u caktojë termin për vaksinim”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ata shtojnë se vaksinimi për këto qytetarë do të fillojë të enjten në pikat për vaksinim në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup.

Vaksinimi, sqarojnë nga MSH, thonë se vazhdon sipas Strategjisë nacionale për covid imunizimin me prioritet të moshës.

Ndryshe, vaksinimi në Maqedoni filloi me punonjësit shëndetësorë dhe më pas me të moshuarit mbi 77 vjet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat