Qeveria e Maqedonisë përmes fushatës do ta ngritë vetëdijen për nevojën për vaksinim

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë përmes fushatës do ta ngritë vetëdijen për nevojën për vaksinim

Më: 14 prill 2021 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Qeveria planifikon përmes fushatave ta ngritë vetëdijen e qytetarëve për nevojën për imunizim, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili informoi se deri më tani në ueb-faqen për vaksinim janë paraqitur rreth 140.000 persona.

Ministri pret pasqyra për shtetin tonë se ka numër të vogël të të vaksinuarve dhe pak të interesuar për vaksinim, të fillojë të ndryshojë me ardhjen e dërgesave të reja të vaksinave.

“Planifikojmë të fillojmë me fushata. Disa prej tyre janë gati, të tjerat po përgatiten . Sërish e shfrytëzoj këtë mundësi t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të paraqiten në ueb-faqen ’vaksinacija.mk’. Për disa ditë do të ketë sendërtim të sistemit, lidhur me marrjen e njoftimit përmes porosisë SMS pasi që qytetarët do të paraqiten dhe në mënyrë të njëjtë do të informohen edhe për terminin për vaksinim”, kumtoi Filipçe.

Ai thotë se vetëdija tek qytetarët për nevojën e vaksinimit është e pranishme dhe plotësisht do të rritet.

“Besoj se siç do të arrijnë informatat për vaksinat të cilat vijnë tek ne, ashtu gjithnjë e më shumë qytetarë do të vaksinohen”, nënvizoi Filipçe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat