Kuvendi i Maqedonisë nesër vazhdon me seancën e 32-të

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë nesër vazhdon me seancën e 32-të

Më: 14 prill 2021 Në ora: 18:25
Kuvendi i Maqedonisë

Siç njoftojnë nga Kuvendi i RVM-së, sot ka pasur takim koordinues ku të pranishëm kanë qenë koordinatorët e Grupeve kuvendare të LSDM-së, BDI-së, OBRM-PDUKM-së dhe përfaqësuesi i partisë politike “E majta”.

“Takimin e jashtëzakonshëm koordinues e caktoi Kryetari i Kuvendit në drejtim të zhbllokimit të punës së përgjithshme të Kuvendit, përfshirë edhe punën e trupave punues, duke e marrë parasysh se puna e një pjese të trupave amë është bllokuar më shumë se 5 muaj. Premisa ishte paralajmëruar në deklaratat e të gjithë faktorëve politikë ditëve të kaluara. Koordinuesit e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së e njoftuan Kryetarin se për cilat pika është arritur pajtim për zhbllokim”, thuhet në njoftimin që e dërgoi Shërbimi për Informim i Kuvendit.

Në njoftim thuhet se kryetari Xhaferi ka theksuar se nuk guxon të ketë prioretzëm të pikave të caktuara sepse liderët e partive politike janë marrë vesh për këtë jashtë kuvendi dhe se puna e Kuvendit të zhbllokohet në çdo nivel dhe të gjitha partitë politike duhet të braktisin praktikën e mbajtjes peng të procesit të miratimit të ligjeve, pmospasjes së kuorumit për shkak të shkaqeve të arsyeshme shëndetësore të deputetëve lidhur me pandeminë e KOVID-19, ose parashtrimin e numrit tejet të madh të amendamenteve për një ligj, duke e ngarkuar edhe shërbimin e Kuvendit e jo vetëm procesin ligjvënës.

“Kryetari theksoi se praktika e kushtëzimit nuk shkon në favor të askujt. Kryetari është përgjegjës për respektimin e Kushtetutës dhe Rregullores, për ruajtjen e dinjitetit të Kuvendit. Kuvendi është institucion shtetëror, duhet të punojë ë atë mënyrë dhe në punë nuk guxon të ketë ultimatume”, thuhet në njoftim.

Në fund thuhet se përfundimi i takimit koordinues është se nesër më 15 prill, Kuvendi vazhdon me punë me seancën 32, ndërsa për dinamikën e mëtejme të punës, do të koordinohen në plotësim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat