Stoilkovski: Zaev dhe Filipçe janë të paaftë për të siguruar vaksina

Maqedonia

Stoilkovski: Zaev dhe Filipçe janë të paaftë për të siguruar vaksina

Më: 14 prill 2021 Në ora: 21:07
Naum Stoilkovski

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski thotë se “po harxhohen vaksinat, ndërsa Zaev dhe Filipçe ende janë të paaftë për të blerë vaksina të reja për të vazhduar imunizimi në Maqedoni”.

“Nga vaksinat e arritura, Zaev dhe Filipçe siguruan vetëm 3.000 vaksina. Të mos ishin donacionet, nuk do të kishte as mjek dhe as personel mjekësor i vaksinuar. Të mos ishin donacionet, do të duhej të udhëtonin për në Serbi për vaksinim, ose atje ku u hapet dera”, tha Stoilkovski.

Ai tha se nuk duhet të harrohet se sa gënjeshtra u thanë për blerjen e vaksinave dhe se sa, siç thotë Stoilkovski, deklarata ishin dhënë se ka marrëveshje për vaksina.

“Vaksinimi në Maqedoni vonoi për katër muaj. Kjo kushton jetë. Nga 1 janari deri tani kanë vdekur 1.700 persona. mbi 1.700 viktima lidhur me epideminë”, thotë Stoilkovski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat