Zëvendëskryeministri kundër korrupsionit punëson 10 veta, në kohë pandemie

Maqedonia

Zëvendëskryeministri kundër korrupsionit punëson 10 veta, në kohë pandemie

Më: 15 prill 2021 Në ora: 10:53
Lupço Nikollovski

Kabineti i zëvendëskryeministrit kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski ka shpallur konkurs për punësimin e 10 vetave.

Nga kabineti i tij janë sqaruar për mediat se parandalimi i korrupsionit dhe krimit kërkon ekipim maksimal dhe përkushtim.

Andaj për këtë qëllim siç thuhet është shpallur konkursi për punësimin e 10 vetave, përcjell portali mkd.mk.

Zëvendëskryeministri Nikollovski bën thirrje që të gjithë profesionistët që kanë njohuri dhe dëshirë në këtë drejtim, të paraqiten dhe të marrin pjesë në këtë konkurs.

Sipas konkursit, kërkohen kandidatë me arsimim të lartë kryesisht në ekonomi, juridik, menaxhment, shkenca politike dhe informatikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat