Reagon Gashi: Nuk është e vërtet se kemi kërkuar shtyrjen e regjistrimit

Maqedonia

Reagon Gashi: Nuk është e vërtet se kemi kërkuar shtyrjen e regjistrimit

Më: 16 prill 2021 Në ora: 09:01
Afrim Gashi

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në emisionin “Rruga drejt…” , tha se nuk është e vërtet se ata si opozitë të kenë kërkuar shtyrjen e procesit të regjistrimit.

Ai tha se kjo është keqkuptuar, sepse opozita shqiptare ka kërkuar që regjistrimi mos kryhet në muajin prill për shkak të pandemisë.

Por, kjo u refuzua duke thënë se pandemia nuk është problem.

"Nuk është e vërtet se kemi kërkuar shtyrjen e regjistrimit. Ne kemi kërkuar të mos fillojë regjistrimi në muajin prill. Ndërsa shtyrja ka të bëjë me një proces i cili fillon, ndërpritet, dhe pastaj mbahet pas disa muajve.

Ne kemi paraqitur rekomandimet e OKB-së që të mos zhvillohet regjistrimi në kohë pandemie, ky ka qenë argumenti ynë. Kur ne erdhëm para aktitit të kryer ne e votuam regjistrimin. Por në një takim mes Zaevit dhe Gruevskit vendosin të ndërpresin regjistrimin. Kjo është një dezhavu për regjistrimin, sepse e njëjta gjë ka ndodhur para dhjet vjetësh"- tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat