Denoncon ish të dashurin në polici, ai e kërcënon me foto dhe video komprometuese

Maqedonia

Denoncon ish të dashurin në polici, ai e kërcënon me foto dhe video komprometuese

Më: 16 prill 2021 Në ora: 13:21
Ilustrim

Dje (15-prill) në ora 15.00, një 18-vjeçare nga një fshat i Tetovës në SPB Tetovë ka raportuar se një person nga Kamnjani i Tetovës me të cilin më herët kishte qenë në lidhje dashurie.

Në disa raste kishte kërkuar dhe marrë të holla nga ajo, duke e kërcënuar se në të kundërtën ai në rrjetet sociale do të publikonte foto dhe video të saj me përmbajtje komprometuese.

Sipas denoncimit, pasi që ajo nuk i kishte dhënë më shumë para, i njëjti në gjysmën e parë të muajit të kaluar, kishte postuar disa nga materialet në rrjetet sociale.

Nga Sektori për Punë të Brendshme- Tetovë njoftojnë se po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat