Bujqit nga komuna e Gazi Babës dhe Haraçinës kërkojnë dëmshpërblimin e përmbytjeve

Maqedonia

Bujqit nga komuna e Gazi Babës dhe Haraçinës kërkojnë dëmshpërblimin e përmbytjeve

Më: 16 prill 2021 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Dhjetëra bujq të komunës së Gazi Babës dhe Haraçinës sërish kanë bllokuar disa nga rrugët e Shkupit. Ata vazhdojnë të kërkojnë dëmshpërblimet për dëmet bujqësore të shkaktuara në vitin 2016 dhe 2018 nga reshjet e shiut dhe breshrit.

Këshilli i bujqve shprehet i revoltuar nga mospërfillja e institucioneve përkatëse. Siç thonë bujqit, dëmet e tokës dhe të kulturave bujqësore kanë arritur në mijëra euro. Madje, shumë prej tyre thonë se tashmë kanë hequr dorë nga ky profesion për shkak të pamundësive ekonomike.

“Ne si bujq të komunës së Haraçinës dhe Gazi Babës jemi vendosur që deri në fund, në mënyrën më të keqe, me protesta ti kërkojmë të drejtat tona. Kërkojmë trajtim të barabartë me të gjithë bujqit e Maqedonisë së Veriut dhe kërkojmë urgjentisht Qeveria të mbaj mbledhje dhe të marrë përfundimisht qëndrim që dëmet të paguhen sipas elaboratëve që janë dorëzuar nga komuna e Gazi Babës dhe Haraçinës”, tha Agron Hajrullahu, kryetar i këshillit organizativ.

“ Kemi marrë borxhe në barnatoret bujqësore për najlonin dhe folitë. Unë kam marrë kredi, paguaj interes për kredinë ndërsa paratë e mia tashmë 5 vjet nuk mund ti tërheq. Është momenti I fundit të gjejmë zgjidhje. Në pikun e sezonit të punës ne dalim në rrugë dhe nuk do të ndalemi këtu, kemi filluar dhe do të shkojmë deri në fund”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat