Arjanit Hoxha: Do të kërkohet përgjegjësi pse nuk u është dhënë qytetarëve shtetësi

Maqedonia

Arjanit Hoxha: Do të kërkohet përgjegjësi pse nuk u është dhënë qytetarëve shtetësi

Më: 17 prill 2021 Në ora: 09:59
Arjanit Hoxha

Ministri i bujqësisë dhe sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha tha se numrat e personave pa shtetësi tani janë të qartë nga MPB dhe sipas tij ka tre kategori pa shtetësi e që janë pak më shumë se 2.000 persona në total. Njëra nga kategoritë, tha ai, ka mbi 500 persona, tjetra mbi 1.000 dhe e treta rreth 800 persona.

Ai tha se Lëvizja Besa ka kërkuar të hetohen nëpunësit policor dhe ata nga shërbimi sekret pse nuk kanë dhënë shtetësi.

“Nuk është ngritur çështja deri më tani pse nuk janë penalizuar ata të cilët nuk kanë dhënë shtetësi me atë formën ekskluzive. Kërkesa e Lëvizjes Besa është se nuk ka mundësi që një nënpunës në polici, në shërbimin sekret të mund të vendos vetë se a i takon dikujt shtetësia ose nuk i takon. Tash ka Komisione parlamentare dhe ne si Lëvizje Besa kemi kërkuar e jo opozita shqiptare, që të shqyrtohen të gjitha refuzimet që kanë ndodhur nga ana e nëpunësve shtetëror, respektivisht nëpunësve policor kur kanë refuzuar dhënien e shtetësisë”, deklaroi Arjanit Hoxha, Sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Besa.

Për këto shkelje, Hoxha tha se do të kërkohet përgjegjësi dhe sipas tij, kjo kërkohet nga shumica parlamentare e jo nga opozita shqiptar e cila siç ai theksoi, problemin me shtetësinë e ka vetëm për pikë politike.

“Në rast se ka raport të shkruar ku ka qajse Komisioni i përkershëmm paralamentar, apo komisionet tjera që mund të formohen, dhe një nëpunës policore ka shkruar se një grua 70 vjeçare paraqet rrezik për shtetin, ai duhet këtë ta ketë të evidentuar në shkresën e tij dhe duhet ta shohim se cili është rreziku për shtetin. Nëse nuk ka rrezik, për atë nëpunës duhet të ketë përgjegjësi. Këtë e kemi kërkuar ne si Lëvizje Besa, këtë e ka kërkuar shumica qeveritare që për fat të keq nuk e kemi parë se kjo është kërkuar nga opozita shqiptare e cila e ka ngritur këtë vetëm si problematikë”, deklaroi Arjanit Hoxha, Sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Besa.

Nëdrkohë, sot u tha se është arritur marrëveshje verbale për ligjin e shtetësisë. Nga takimi mes kryeministrit Zoran Zaev me dy liderët e opozitës shqiptare Ziadin Sela dhe Afrim Gashi është konstatuar që pajtimet e arritura të hidhen në formë të shkruar dhe të dorëzohen në Qeveri. Për momentin nuk ndahen hollësi mbi përmbajtjen e ligjit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat