Simovski: Shteti nuk ka baza të të dhënave për numrin e saktë të mërgimtarëve

Maqedonia

Simovski: Shteti nuk ka baza të të dhënave për numrin e saktë të mërgimtarëve

Më: 20 prill 2021 Në ora: 23:25
Foto ilustrim

Drejtori i Entit të Statistikave, Apostol Simovski në emisionin “200” në Alsat, ka thënë se institucioni që ai drejton nuk mund të dalë me statistika për numrin e popullsisë para fillimit të regjistrimit, dhe vetëm bazuar mbi të dhënat nga bazat e të dhënave që ka në dispozicion, sepse Enti nuk ka të dhëna të sakta për personat që mungojnë përkohësisht nga shteti.

“Atë që nuk e kanë këto baza të të dhënave, nuk e përmbajnë, dhe fatkeqësisht ky është një problem i madh, është mungesa e shtetit.

Nuk është problem të thuhet se sa njerëz janë regjistruar në bazat e të dhënave të ndryshme që ne përdorim për këtë regjistrim dhe ato janë transparente

 Fatkeqësisht, si një vend që ka probleme të mëdha me migracionin është se ne nuk kemi të dhëna të emigracionit dmth në ato baza të të dhënave një përqindje shumë e vogël përfshin njerëz që janë jashtë vendit,” është shprehur Simovski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat