DAP: Dorëzimi i kërkesave për pagat e punëtorëve më së voni deri më 30 prill

Maqedonia

DAP: Dorëzimi i kërkesave për pagat e punëtorëve më së voni deri më 30 prill

Më: 21 prill 2021 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Kërkesa për mbështetje financiare për pagesën e pagave për punëtorët për muajin shkurt dhe mars të vitit 2021 “formulari BFP-IP/3” është vendosur në platformën DAP e-tatime (https://etax-fl.ujp.gov.mk/), informojnë nga Drejtoria për të Ardhura Publike.

“Dorëzimi i kërkesës bëhet përmes sistemit të e-tatime më së vonë deri më 30 prill të vitit 2021, ndërsa tërësinë e kërkesës e konfirmon Drejtoria për të Ardhura Publike, në afat prej tre ditëve nga dita e paraqitjes së kërkesës”, theksojnë nga DAP.

Prej atje përkujtojnë se për realizimin e të drejtës, punëdhënësi paraqet kërkesë për mbështetje financiare për pagesën e pagave të punëtorëve (formulari BFP-IP / 3) për çdo muaj individualisht, deri tek DAP, bazuar në Ligjin për mbështetje financiare punëdhënësve të prekur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga virusi KOVID-19, për shkak të pagesës së pagave për shkurt dhe mars 2021 (“Gazeta Zyrtare e RSM”, nr. 85/2021).

“Mënyra e plotësimit të kërkesës për mbështetje financiare për pagesën e pagave për muajin shkurt dhe mars të vitit 2021 (formulari BFP-IP / 3) është pjesë përbërëse e kërkesës, gjegjësisht është sqaruar në udhëzimin për plotësim”, saktësojnë nga DAP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat