Hoxha: Me vendim të Qeverisë ndërpriten punimet në Konjare të Poshtme

Maqedonia

Hoxha: Me vendim të Qeverisë ndërpriten punimet në Konjare të Poshtme

Më: 21 prill 2021 Në ora: 13:43
Muhamet Hoxha

“Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria e RMV-së miratoi vendimin ndërprerje të njëanshme të Marrëveshjes së Koncesionit për shfrytëzimin e lëndës së parë minerale – rërës dhe zhavorrit në fshatin “Konjare e Poshtme”, komuna Petrovecit”, deklaroi Muhamet Hoxha.

Sipas tij ky vendim bazohet në inspektimin e kryer nga ana e Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor me të cilën është vërtetuar se koncesioneri nuk iu është përmbajtur masave për mbrojtjen e ambientit jetësorë të përcaktuara në rregulloret përkatëse.

“Gjegjësisht shfrytëzimi i lëndës së parë minerale u krye jashtë brezit të bregut në një gjerësi prej 50 metrash të ujit pesëdhjetëvjeçar në rrjedhën e parregulluar të ujit të lumit Pçinja”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat