Në gjysmen e parë të majit do të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare për fillimin e ndërtimit të interkonektorit të gazit me Greqinë

Maqedonia

Në gjysmen e parë të majit do të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare për fillimin e ndërtimit të interkonektorit të gazit me Greqinë

Më: 21 prill 2021 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Në gjysmën e parë të majit, një delegacion i udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev, në të cilin do të jetë edhe Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, do të jetë në Greqi për ta nënshkruar marrëveshjen përfundimtare për marrje të detyrimeve nga ana e të dy vendeve, për ta filluar ndërtimin e interkonektorit në pjesën jugore të vendit tonë, i cili do të mundësojë lidhjen e tubacioneve të gazit nga të dy vendet.

“Në pjesën e parë të majit, si Ministri e Ekonomisë së bashku me një delegacion të Kryeministrit, Zoran Zaev, ne do të jemi në Greqi ku do ta nënshkruajmë marrëveshjen përfundimtare për marrjen e detyrimeve edhe nga vendi ynë edhe nga fqinji ynë Greqia për ta filluar ndërtimin e interkonektorit në pjesën jugore të vendit tonë ku në një farë mënyre do ta vazhdojmë synimin tonë për ta diversifikuar furnizimin me gaz natyror dhe burimet e energjisë, e cila jo vetëm që do të krijojë vende të reja pune, por gjithashtu do të kontribuojë edhe në uljen e çmimit në sektorin e energjisë”, tha Bekteshi në diskutimin e sotëm për përgatitjen kombëtare të Konferencës SOR 26 në Glazgov.

Në pjesën e gazifikimit përveç interkonektorit, siç theksoi Ministri i Ekonomisë, tashmë janë marrë vendimet për të qenë pjesë edhe e terminalit Aleksandropulos, por edhe në pjesën e ndërtimit të termocentralit.

“Kjo gjithashtu do të ndikojë në sigurinë e furnizimit me energji në vendin tonë, por edhe në fushën e diversifikimit. Vendi ynë do të ketë të drejtë të drejtpërdrejtë dhe do të ketë mundësinë të përdorë gaz “elenxhi”, përveç gazit tjetër natyror që e përdor përmes interkonektorëve të ndryshëm dhe rrjeteve të tubacioneve të gazit,” tha Bekteshi.

Në komuna të ndryshme zbatohen modele të ndryshme të furnizimit me energji në aspektin e efikasitetit të energjisë.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini e vuri në dukje Kontributin kombëtar të rishikuar në Marrëveshjen e Parisit për klimën, me të cilin vendi ynë e vendosi synimin në vitin 2030 për ta arritur qëllimin për 51 për qind ulje të emisioneve të gazeve serë krahasuar me emisionet e vitit 1990 përkatësisht 82 për qind reduktim i misioneve neto. Udhëzimi për zhvillimin e karbonit të ulët është krijuar gjithashtu.

“Ky dokument strategjik paraqet një kontribut të ri dhe më ambicioz në përpjekjen globale për t’i ulur emetimet e gazeve serë dhe është përqendruar në zbutjen e ndryshimeve klimatike,” tha Nuredini.

Siç theksoi, me këtë vendi ynë shprehu një synim të qartë, skenari i gjelbër i strategjisë së zhvillimit të energjisë të zhvillohet mbi parimet e ekonomisë qarkore, të zbatojë masa për menaxhim të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Ambasadori italian Andrea Silvestri theksoi se Italia është plotësisht e përkushtuar për këtë qëllim dhe shprehu kënaqësinë që është arritur një marrëveshje në BE, e cila do ta kthejë angazhimin tonë ndaj neutralitetit të klimës në një angazhim serioz, i cili do të jetë thelbi i Marrëveshjes së Gjelbër.

Në diskutimin paraprakisht morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi dhe ambasadoret e SHBA-së, Kejt Meri Bërnz dhe Mbretërisë së Bashkuar, Rejçell Gallovej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat