Qytetarët që u vaksinuan në Serbi me “AstraZeneca”, edhe dozën e dytë duhet ta marrin atje

Maqedonia

Qytetarët që u vaksinuan në Serbi me “AstraZeneca”, edhe dozën e dytë duhet ta marrin atje

Më: 22 prill 2021 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Qytetarët të cilët e morën dozën e parë të vaksinës “Astra Zeneka”, ndërsa duan të rivaksinohen me të njëjtën vaksinë, atë mund ta bëjnë në Serbinë fqinje. Ministria e Shëndetësisë mbetet në rekomandimin të mos merret rivaksinimi nga “Astra Zeneka” te personat më të rinj se 60 vjet.

“Nëse qytetarët mendojnë dhe kanë vullnet ta marrin dozën e dytë të vaksinës “Astra Zeneka” atë mund ta bëjnë në Serbinë fqinje. Ne nuk rekomandojmë të merret rivaksinimi i vaksinës “Astra Zeneka” te të gjithë që kanë më pak se 60 vjet”, deklaroi sonte ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe duke qenë mysafir në ditarin qendror të televizionit “Sitel”.

Tani për tani Ministria mbetet në qëndrimin t’u jepet vaksinave personave më të moshuar se 60 vjet.

“Ne tani për tani nuk do ta japim vaksinën e “Astra Zeneka” te personat më të rinj se 60 vjet sepse megjithatë ka numër të vogël të situatave trombotike të cilat janë veçanërisht të shkaktuara te njerëzit më të rinj dhe konsiderojmë se duhet të jemi të kujdesshëm. Ende nuk ka rekomandim të qartë, edhe pse ka disa paralajmërime, nëse personat që janë më të rinj se 60 vjet, ndërsa e kanë marrë dozën e parë nga “Astra Zeneka” se duhet të marrin vaksinë tjetër. Nga rekomandimet që dalin prej agjencive nacionale në disa shtete evropiane ose nga Agjencia Evropiane për Ilaçe, do të varen edhe rekomandimet tona”, tha Filipçe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat