Zaev: Të vazhdojmë t’i respektojmë masat anti-virus

Maqedonia

Zaev: Të vazhdojmë t’i respektojmë masat anti-virus

Më: 22 prill 2021 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Kryeministri Zoran Zaev ka shprehur kënaqësinë nga respektimi i masave për mbrojte nga Kovid-19 dhe ka porositur të gjithë qytetarët që të vazhdojnë edhe më tej që të respektojnë dhe zbatojnë masat dhe protokollet.

“Para dy javëve e gjysmë kur sollëm vendimin që t’i mbyllim objektet gastronimike dhe ora policore të filloj nga ora 20:00 shifrat e personave të ri të infektuar ishin 1520, 1480.

Tani, pas një jave janë ulur në 1200, 1100, tani janë 800, 750, 640, do të thotë se masat po japin efekt, gjithsesi jo të mjaftueshëm.

Duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat”, tha Zaev sipas të cilit është reale që festat t’i presim në shtëpi, atmosferë familjare me sa më pak persona të sëmurë, dhe sa më pakë jetë të humbura.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat