Kosova refuzon ekstradimin e Afrim Ismailoviq, i dënuar në rastin “Monstra”

Maqedonia

Kosova refuzon ekstradimin e Afrim Ismailoviq, i dënuar në rastin “Monstra”

Më: 23 prill 2021 Në ora: 12:44
Afrim Ismailoviq

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e Afrim Ismailoviq, i dënuar në rastin “Monstra”. 

Në ndërkohë Gjykata Penale e Shkupit më 23 shkurt të këtij viti ka dënuar me burgim të përjetshëm Alil Demirin, si dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës, më 12 prill.

Dy të akuzuarit e tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, gjykata i dënoi me 15 dhe nëntë vjet burgim.

Kurse, Sami Luta është liruar nga akuza në mungesë të provave.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat