Maqedoni: Të hënën nis pagesa e pensioneve në faza

Maqedonia

Maqedoni: Të hënën nis pagesa e pensioneve në faza

Më: 23 prill 2021 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Pagesa në faza e pensioneve fillon të hënën, informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Pensionet në vlerë deri në 11 mijë denarë do të paguhen më 26 prill.

Ndërsa, pensionet nga 11 në 18 mijë denarë më 27 dhe ato mbi 18 mijë, një ditë më pas.

Pagesa fazore zbatohet nga shfaqja e pandemisë, për mbrojtje më të madhe të qytetarëve nga virusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat