Maqedonia do të merr 119 mijë vaksina “Pfizer” dhe “Biontek” deri në gusht

Maqedonia

Maqedonia do të merr 119 mijë vaksina “Pfizer” dhe “Biontek” deri në gusht

Më: 24 prill 2021 Në ora: 10:50
Ilustrim

Siç raportojnë nga MIA, Austria menjëherë ka pranuar kërkesën e Komisionit Evropian për dërgimin e vaksinave për Ballkanin Perëndimor, për shkak se rajoni është prioritet për politikën e jashtme të Austrisë.

“Për këtë qëllim, ne siguruar 651.000 doza të vaksinave ‘Pfizer dhe “Biontek” dhe para disa ditëve arritëm marrëveshjet me gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor.

Në Maqedoni do të dërgohen 119.000 doza vaksianve duke filluar nga maji deri në gusht”, tha ministri austriak i MPJ-së, Alexander Schallenberg.

Ai tha se Austria do t’i financojë vaksinat që në fillim, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë këtu edhe Maqedoninë e Veriut, do të financohen përmes mjeteve të IPA që Komisioni Evropian i miratoi në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

“Të gjitha 119 mijë dozat për RMV-në do të jenë donacion nga BE dhe vendet anëtare”, tha Schallenberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat