Protesta e VMRO-së, Reagon ASH: Kjo parti nuk po e bën reflektimin e duhur për tu shkëputur nga politika e Gruevskit

Maqedonia

Protesta e VMRO-së, Reagon ASH: Kjo parti nuk po e bën reflektimin e duhur për tu shkëputur nga politika e Gruevskit

Më: 25 prill 2021 Në ora: 23:57
Foto ilustrim

Pas protestës së sotme të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE e cila sot doli me kërkesë ndaj pushteti për amnisti e të dhunuesve të Ziadin Selës, ngjarjes së 27 prillit, vjen reagimi nga Aleanca për shqiptarët, duke thënë se për fat të keq tregon se kjo parti nuk po e bën reflektimin e duhur dhe shumë të domosdoshëm për tu shkëputur nga politika e Gruevskit si urdhërues kryesor i kësaj ngjarje të përgjakshme e terroriste, përcjell Zhurnal.mk.

“Muaj Prill në kalendarin tonë politik nuk është i zakontë. As data 27 Prill nuk është një numër i thjeshtë i muajit. Sado që duam ta harrojmë, këtë datë, ne nuk mundemi mos ta kujtojmë sepse ky muaj bëri kthesën më të madhe politike, duke përmbysur një regjim të ngulitur më shumë se 10 vite, po çka se ai që e pagoi çmimin më të shtrejntë të paimagjinuar ishte lideri Ziadin Sela. Sepse ai si deputet i zgjedhur i popullit, e kishte kuptuar peshën e përgjegjësisë edhe te sakrificës si deputet i popullit dhe si lider i partisë politike.

Sidoqoftë, ky moment i mishëruar i yni që karakterizohet me ne, nuk ja jep të drejtën askujt që këtë ngjarje ta shtrembërojë e as ta asgjësojë.

Protesta e sotme e VMRO ku kërkohej amnisti për të burgosurit e 27 Prillit, për fat të keq tregon se kjo parti nuk po e bën reflektimin e duhur dhe shumë të domosdoshëm për tu shkëputur nga politika e Gruevskit si urdhërues kryesor i kësaj ngjarje të përgjakshme e terroriste. Kjo ngjarje për ne është një plagë e pashëruar dhe na bën ta kuptojmë se kush ishte agresori i vërtetë , kush ishte viktima e kush spektatori, por ajo që e dimë saktë është se kjo ndodhi në qeverisjen e Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit.

Kur jemi te kjo teme sa e ndjeshme për ne po aq e pashmangshme për ta trajtuar e analizuar në vazhdimësi e për të kërkuar drejtësi mund të konstatojmë se në burg për 27 Prillin sot ka vetëm një person të pafajshëm dhe ai është Feta Alimi dhe askush tjetër për të cilët sot kërkohej amnisti nga VMRO-DMPNE-ja.

E kur jemi tek drejtësia e kësaj ngjarje, ka edhe shumë të tjerë që duhej të ishin prapa grilave duke filluar nga ish Kryeministri Nikolla Gruevski, të cilin qeverisja LSDM-BDI e lejoi të ikë e deri tek ata zyrtarë të BDI-se, që gjykata shpeshherë i përmend pa emër si persona që kanë qenë në dijeni për këtë ngjarje duke patur informata se çdo të ndodhë.

Kur jemi të kjo çështje pyesim se kjo protestë a është pjese e marrëveshjes Mickoski – Zaev, duke pasur parasysh se kur ndodh dhe qëndrimin që mban Kryeministri Zaev kur thirret ne pyetje për 27 prillin, i cili po shndërrohet ne dëshmitar mbrojtës për të akuzuarit pa e pyetur kush!?

Vendit tonë i nevojitet drejtësi dhe jo amnisti politikanëve e as kriminelëve që zbatuan urdhëra për të vrarë e dhunuar.

Politikanët aktual kushdoqfshin ata duhet të kenë mësuar nga e kaluara, sepse ajo s’guxon të përsëritet më!”, thuhet në reagimin nga Aleanca për Shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat