Vaksinat kineze pritet të arrijnë në Maqedoni më 1 maj

Maqedonia

Vaksinat kineze pritet të arrijnë në Maqedoni më 1 maj

Më: 27 prill 2021 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se sipas informacioneve të fundit, vaksinat kineze më 28 prill nisin nga Pekingu drejt Stambollit, më 30 prill nga Stambolli në Beograd dhe vaksinat priten më 30 prill ose më 1 maj.

Ai tha sa të vinë vaksinat do të shpërndahen në të gjitha pikat e vaksinimit në mënyrë që vaksinimi, pas festave shtetërore, të fillojë.

“Deri tani janë vaksinuar rreth 53.000 qytetarë’, tha Filipçe.

Ndryshe, me arritjen e rreth 200 mijë vaksinave kineze pritet të fillojë vaksinimi masiv dhe vaksinimi të bëhet me kapacitet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat