MASH-i reagon ndaj protestës: Nxënësit dëmtohen drejtpërdrejtë

Maqedonia

MASH-i reagon ndaj protestës: Nxënësit dëmtohen drejtpërdrejtë

Më: 28 prill 2021 Në ora: 16:18
Protesta

Ky vendim dhe kjo procedurë do të thotë dëm i drejtpërdrejtë ndaj procesit edukativo-arsimor të të rinjve dhe këtë nuk duhet ta lejojnë, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke reaguar në konferencën për shtyp të grupit të prindërve, të cilët janë kundër librave digjitalë dhe paralajmëruan se prej nesër do të bëjnë thirrje për bojkot të mësimit.

Ministria u apelon qytetarëve, të cilët janë pjesë e kësaj iniciative, që të mos i tërheqin fëmijët në diçka që do t’u dëmtojë në shkollë dhe do t’u krijojë zbrazëtira në dituri.

“Kjo nuk është vlera e vërtetë dhe qëllimi për të cilin duhet të luftojmë. Qëllimi i vërtetë është krijimi i të rinjve dhe gjeneratave bashkëkohore, të cilat do të edukohen mirë dhe të jenë të gatshëm për botën që i pret pas 10-20 viteve, e ku digjitalizimi do të jetë i qasshëm në të gjitha segmentet dhe sferat”, kumton MASH.

Prej aty thuhet se në opinion u prezantua edhe analiza e mendimit publik të arsimtarëve dhe nxënësve, të zbatuar nga Instituti për hulumtime ekonomike dhe politika “Fajnanstink”, sipas të cilit 75 për qind nga nxënësit vlerësojnë se librat dhe materialet arsimore janë sfera më prioritare e reformimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat