VMRO: Qeveria duhej të siguronte tabletë për nxënësit, MASH: Është mirë që VMRO-DPMNE e mbështet digjitalizimin

Maqedonia

VMRO: Qeveria duhej të siguronte tabletë për nxënësit, MASH: Është mirë që VMRO-DPMNE e mbështet digjitalizimin

Më: 29 prill 2021 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Paralajmërimi i ministrisë së Arsimit për digjitalizimin e librave ka bërë që prindërit të organizohen në bojkot të mësimit.

Një grup në rrjetin social facebook ka grumbulluar 72 mijë anëtar me titull “Libra dhe mësim patjetër të ketë”.

E tek kjo grup po bëhen thirrje për bojkotim të mësimit.

Vërejtje ka edhe opozitarja VMRO-DPMNE, e cila kërkon që për të gjithë nxënësit të ketë sistem të njëjtë të arsimit, e sipas kësaj partie, me digjitalizimin kjo nuk do të jetë e mundur.

“Ne nuk i besojmë për shkak se gjithçka që ka premtuar kjo Qeveri nuk e ka bërë, dhe thellë jemi të bindur që nëse do të kishte diçka serioze për ta bërë këtë gjë, ajo deri sot do të siguronte tabletë për kategoritë në nevojë. Se kur dhe si do ti sigurojë librat digjital ende nuk kemi përgjigje”, deklaroi Igor Zdravkovski nga VMRO-DPMNE-ja.

Përgjigje e menjëhershme ka ardhur nga ministria e Arsimit.

Nga atje thonë se VMRO-DPMNE nuk duhet të brengoset për kapacitetet dhe dinamiken se si do të arrihet digjitalizimi i librave.

“Është mirë që VMRO-DPMNE më në fund e pranon se mbështet digjitalizimin dhe nuk duhet brengosur nëse MASH ka kapacitet që të njëjtën ta zbatojë. Përgatitja e programit të ri, materialeve si dhe të gjithë kapacitetet e nevojshme zhvillohet në dinamikën e nevojshme dhe do të jetë gati për fillimin e vitit shkollorë të ardhshëm”, deklarojnë nga MASH-i.

MASH porositi prindërit të mos bien pre e propagandës dhe ndikimeve politike. Sipas tyre, reformat në arsim janë të nevojshme dhe kjo bëhet për të mirën e fëmijëve.

Para tre ditëve MASH tërhoqi propozim ligjin, por nuk u tërhoq nga ideja për digjitalizim. Do të bëhen disa korrigjime dhe përpunim i propozimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat