Xhaferi uron Pashkët: Le të sjellë besim për tejkalimin e pandemisë

Maqedonia

Xhaferi uron Pashkët: Le të sjellë besim për tejkalimin e pandemisë

Më: 2 maj 2021 Në ora: 10:45
Talat Xhaferi

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi i uroi qytetarët e besimit ortodoks për festën e madhe të krishterë, Ringjalljen e Krishtit – Pashkët, duke u uruar në emër të vet dhe të deputetëve momente të bukura festive në rrethin e familjes.

“Festat e mëdha janë gjithmonë mundësi e mirë të rikujtojmë gjerat që me të vërtetë na gëzojnë zemrën, të përforcojmë besimin dhe shpresën që duhet ti kemi për të tejkaluar sfidat para nesh.

Në këto vite pandemie u ballafaquam me sfidë veçanërisht të madhe, dhe kjo është shëndeti ynë dhe shëndeti i njerëzve tanë të afërm dhe të dashur. Kuptuam çfarë do të thotë dhe sa e dhimbshme është kur prej dite në ditë shkojnë në përjetësi njerëz të afërm dhe të largët, të njohur dhe të panjohur.

Festa le të sjellë shpresë dhe besim të ri, të fuqishëm, për tejkalimin e pandemisë, rikuperimin e ekonomisë dhe shëndetin kolektiv të gjithë qytetarëve tanë. Të mbajmë mend se shëndeti është ndër ato vlera të jetës që janë me rëndësi më të madhe, që janë të pazëvendësueshme dhe universale për të gjithë ne, pa marrë parasysh dallimet që na karakterizojnë”, thekson Xhaferi në urimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat