Ditë e rëndë në Maqedoni, 45 veta humbën jetën nga COVID-19

Maqedonia

Ditë e rëndë në Maqedoni, 45 veta humbën jetën nga COVID-19

Më: 2 maj 2021 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 45 të vdekur si pasojë e infektimeve me COVID-19.

Sipas raportit të MPB-së nga të ndjerët, 14 janë nga Shkup, edhe ate më i riu në moshë 51, më pas 5 nga Prilepi ku më i riu është 42 vjet, 4 të vdekur në Kumanovë, 3 në Manastir, Gostivar dhe Ohër, 2 në Tetovë, Shën Nikollë dhe Strugë si dhe nga 1 në Kocan, Veles, Strumicë, Radovish, Berovë, Bogdanc dhe Negotinë.

Në 24 orët e fundit janë bërë 946 teste, ndërsa janë regjistruar 105 raste të reja të Kovid 19, ku shumica apo 55 janë në Shkup, Manastir 15, Tetovë 9, Strumicë 6, Kumanovë 3 si dhe në komunat e tjera.

Instituti i shëndetit publik ka regjistruar 403 të shëruar. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë shkon në 152.685, numri i pacientëve të shëruar është 133.473, të vdekurve është 4.936, ndërsa numri i rasteve aktive është 14.276. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat