Pendarovski vërtetoi takimin me Mickoskin: Do të bisedojmë për disa tema aktuale

Maqedonia

Pendarovski vërtetoi takimin me Mickoskin: Do të bisedojmë për disa tema aktuale

Më: 5 maj 2021 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Kabineti i presidentit presidentit vërtetuan se Stevo Pendarovski dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski të premten do të takohen pa dhënë informacione të detajizuara se për çfarë do të bisedohet.

Takimi, siç tha Mickoski, dhe më pas e vërtetoi Pendarovski, është me kërkesë nga kreu i OBRM-PDUKM-së dhe se do të bisedohet për disa tema aktuale.

Mickoski në brifing me gazetarët tha se një nga temat është rigjykimi i të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit. Mickoski po ashtu tha se nuk kërkon amnisti për të akuzuarit, por mundësi për gjykim fer për shkak se janë dënuar për terrorizëm, dhe terrorizëm nuk ka pasur.

Ndryshe, në gushtë të vitit të kaluar Mickoski tha se marrëdhëniet me Pendarovskin do t’i ngroijë për shkak se presidenti i dha mandatin për formim të Qeverisë Zaevit dhe LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat