Kaleska Vançeva: Të mos harrojmë se për 27 prillin ka vendime gjyqësore

Maqedonia

Kaleska Vançeva: Të mos harrojmë se për 27 prillin ka vendime gjyqësore

Më: 7 maj 2021 Në ora: 09:36
Seanca e 27 prillit

Nëse kthehemi dhe i analizojmë veprimet e 27 prillit, do të shohim se veprime të tilla krijuan dhunë, e cila krijoi frikë, shqetësim tek qytetarët, në përgjithësi dhe jo vetëm tek deputetët, gazetarët dhe të tjerët që ishin në Kuvend, theksoi deputetja e LSDM-së Snezhana Kaleska Vançeva në emisionin “win-win”.

Ajo theksoi se është thelbësore që prokuroria ka dëshmuar se te këta njerëz ka ekzistuar qëlllim ta bëjnë atë vepër të krijojë frikë, pasiguri, ndërsa me këtë edhe rrezik të rendit kushtetues.

Të mos harrojmë se më 27 prill u sulmua parlamenti, dhoma më e lartë ligjdhënëse, ne nuk po diskutojmë personalisht, por po flasim për njerëz të zgjedhur ligjërisht në zgjedhje, të cilët u sulmuan në parlament për ta parandaluar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendi, theksoi Kaleska Vançeva.

Thelbi është që prokuroria, duke i mbledhur provat, arriti në përfundimin, dhe për mendimin tim me të drejtë, që këta njerëz duhet të mbajnë përgjegjësi sipas nenit 313 të Kodit Penal, i cili parashikon shoqërimin terrorist kundër rendit kushtetues dhe sigurisë”, tha Kaleska Vançeva.

Ajo theksoi se terrorizmi është vepër penale e veçantë e përcaktuar në nenin 394B, por kemi edhe vepër penale që saktë tregon se çfarë do të thotë kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë.

Kur do të ndodhë diçka e tillë si më 27 prill, asnjë vend apo sistem ligjor nuk është i lirë nga presioni i opinionit, tha Kaleska Vançeva, duke shtuar se megjithatë më 27 prill, ndodhi diçka që nuk duhet të harrohet.

Lidhur me takimin e ardhshëm të paralajmëruar të kreut të shtetit Stevo Pendarovski dhe liderit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, Kaleska Vançeva, beson se në kontekstin e dialogut është mirë që ata do të takohen, sepse nuk është mirë për shoqërinë, shtetin , presidenti dhe lideri i partisë më të madhe të opozitës të mos kenë komunikime.

Unë nuk e shoh të nevojshme që dikush të diskutojë dhe t’u shpjegojë avokatëve se ata kanë të drejtë ta përsërisin procedurën, në rishikime të jashtëzakonshme të vendimit përfundimtar, ndërsa e shoh logjikën dhe e përshëndet atë që do të takohen, tha Kaleska Vançeva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat