27 Prilli / Pendarovski për pajtim, Mickoski për drejtësi, Ahmeti për rikualifikim

Maqedonia

27 Prilli / Pendarovski për pajtim, Mickoski për drejtësi, Ahmeti për rikualifikim

Më: 8 maj 2021 Në ora: 12:53
Hristijan Mickoski, Stevo Pendartovski

Pendarovski nuk avokon rishikim të procesit gjyqësor, por pajtim qytetar, Mickovski kërkon “drejtësi” për të dënuarit në rastin “27 prilli”

Presidenti i shtetit Stevo Pendartovski nuk avokon rishikim të procesit gjyqësor, por pajtim qytetar, ndërsa lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski nuk kërkon amnisti ose falje, por “drejtësi” për të dënuarit në rastin “27 prilli, është epilogu nga takimi i mbrëmshëm në vila “Vodno”. Kryeministri Zoran Zaev e përshëndeti dialogun mes Pendarovskit dhe Mickoskit, por, thotë, nuk pret asgjë prej tij lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, ndrësa kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti vlerëson se kualifikimi “terrorizëm” është tepër i rëndë për pjesëmarrësit në ngjarjet 27 prillit në Kuvend.

Presidenti Pendarovski është i kënaqur që janë zhbllokuar marrëdhëniet me VMRO-DPMNE-në, të cilët nuk komunikojnë me presidentin prej pasi pas zgjedhjeve ai ia ndau mandatin Zoran Zaevit dhe shpreson se takimi me Mickoskin nuk do të thotë ngrirje e marrëdhënieve me kryeministrin Zaev, me të cilin, siç tha në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve, për nesër ka dakorduar një takim të shkurtër për të shkëmbyer mendime për temat vijuese.

Pendarovski, pas takimit të inicuar nga ana e Mickoskit, e konfirmoi qëndrimin se nëse ka dëshmi të reja, të cilat më parë nuk kanë qenë të njohura, mund ta rihapin procesin, por, tha ai, nuk do të thotë se po avokon për rihapje të procesit, por vetëm po e citon dispozitën e Ligjit dhe mundësinë ligjore, sipas të cilës ata njerëz përmes avokatëve të tyre, me instrument të jashtëzakonshëm ligjor, mund të kërkojnë nga Gjykata Supreme t’i vlerësojë dëshmitë e reja, nënkuptohet, nëse ka të tilla.

“Dhe vendimin nëse procesi do të përsëritej me siguri nuk do ta sjellë ndonjë faktor politik por gjykata, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski për rastin “27 Prilli”.

Me këtë tezë të tijën, potencoi shefi i shtetit, nuk është duke bërë rishikim të aktgjykimit, pasi nuk sheh ndonjë arsye për këtë pasi, siç tha, kjo është punë e kryer dhe njerëzit janë në burg, por vlerëson se aktgjykimi është sjellë pa dëshmi.

“Jam duke folur vetëm për tentimet për interpretim politik të aktgjykimeve, gjë që nuk kontribuon drejt një debati politik normal në të cilin nuk do ta shihnim njëri-tjetrin si armiq të përbetuar”, tha Pendarovski.

Në takim e ka përsëritur qëndrimin se falja e personave të cilët kanë bërë vepër penale të pa precedentë në Evropën bashkëkohore nuk vjen parasysh, pasi faji i tyre në këtë proces është përcaktuar në mënyrë të pakontestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat