Osmani: Investimet e huaja në vend flasin për rolin e promotorëve ekonomik

Maqedonia

Osmani: Investimet e huaja në vend flasin për rolin e promotorëve ekonomik

Më: 12 maj 2021 Në ora: 22:48
Bujar Osmani

Nëse një kompani me 100 vende të punës ka ardhur si rezultat i njërit prej atyre të cilët kanë promovuar koncept unë mendoj që arsyeton rolin e tyre, kështu deklaroi në “Magazina Ekonomike”, ministri i jashtëm i RMV-së Bujar Osmani derisa sqaroi rolin dhe rendësin e promotorëve ekonomik.

"Sa i takon projektit të promotorëve ekonomik unë kam lexuar shumë analiza para se të nisë me këtë ide. Një prej analizave tregon se në vitin 2010 ka një thyerje në cilësinë e këmbimit tregtar që bën Maqedonia me vendet nga jashtë. Do të thotë vlera e produkteve që janë subjekt i këmbimit tregtar rritet dukshëm.

Dhe filluam të bëjmë ato analiza se si ndodhë kjo, ndodh për shkak të investimeve të huaja që vijnë në atë periudhë kryesisht në zonat ekonomike. Dhe tani si rezultat i atyre zonave ekonomike dhe atyre investimeve ne kemi këmbim tregtar me Gjermaninë diku 4 miliard euro në vit, 200 kompani gjermane punojnë në Maqedoninë e Veriut dhe kanë hapur 20 deri në 30 mijë vende të reja të punës.

Ne kemi këmbim tregtar me Britaninë e Madhe më shumë se cilido vend në rajon, rreth 1.2 miliard euro në vit dhe krejt kjo është këmbim ku ne bëjmë eksport të produkteve, për shkak se kompanitë britanike, gjermane e të tjera janë krijuar këtu.

Këto kompani nuk kanë ardhur nga qielli, këto kompani është dashur dikush ti punon, ti informon, ti tërheq, prezanton mundësitë, dikush këtu ti trajton tu jep mundësi për subvencione, ti mirëmban që do të thotë ka shumë punë për të thirrur për të bindur një investitor që të bëj investimin këtu dhe të hap vende të reja të punës”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i jashtëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat