​Maqedoni, sonte ora policore nis në 24:00 deri në orën 04:00 të mëngjesit

Maqedonia

​Maqedoni, sonte ora policore nis në 24:00 deri në orën 04:00 të mëngjesit

Më: 13 maj 2021 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Prej sonte ora policore në të gjithë vendin do të fillojë nga ora 24:00 dhe do të zgjasë deri në ora 04:00 të mëngjesit. Këtë vendim të martën e miratoi Qeveria e vendit me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive.

Me lehtësimin e masave është zgjatur edhe orari i punës të objekteve hotelierike, me çka do të mund të punojnë deri në ora 23:30, por veprimtarinë e tyre do të mund ta ushtrojnë vetëm në veranda (ambient i hapur).

Ndërkaq, dje rifilluan me punë qendrat sportive dhe palestrat, por nga autoritetet shëndetësore apelohet që të respektohen protokollet anti-Covid-19.

Gjithashtu lejohet edhe organizimi i ngjarjeve por vetëm me kapacitet prej 30% brenda ambienteve të mbyllura. Ndërsa ngjarjet sportive do të vazhdojnë të organizohen pa praninë e tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat