LSDM: Protestat janë fiasko e opozitës, VMRO-DPMNE: Arsyeja është arroganca e Carovskës

Maqedonia

LSDM: Protestat janë fiasko e opozitës, VMRO-DPMNE: Arsyeja është arroganca e Carovskës

Më: 16 maj 2021 Në ora: 06:44
Milla Carovska

Ka shumë gjasa që rezultatet nga zbatimi i digjitalizimit me të cilin do të hiqen tekstet shkollore si mjet bazë, të jenë zhgënjyese, thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Ata i bënë thirrje ministres Carovska që t’i dëgjojë kërkesat e prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve.

“Roli i saj është për ta dhe nevojat e tyre, jo e kundërta. Derisa opinioni publik bën thirrje për të zhvilluar një plan dhe program se si do të funksionojnë shkollat në vjeshtë, Carovska ende nuk jep përgjigje. Në ligjin skandaloz që në Parlament u gjet me flamur evropian, mund të vlerësohet qartë se ka mundësi të madhe që nxënësit nga klasa e parë dhe e katërt të mbesin pa tekste shkollore për programin mësimor”, tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE-ja.

Reagojnë nga LSDM-ja. Prej atje thonë se protestat e sotme, pas të cilave qëndron opozitarja VMRO, janë protesta për t’i mbrojtur biznes-interesat e dikujt dhe marrëveshjet milionëshe.

“VMRO-DPMNE-ja e udhëhequr nga Hristijan Mickoski vazhdon me veprimin destruktiv kundër reformave në arsim, në dëm të qytetarëve. VMRO-DPMNE nuk kujdeset për nxënësit ose sistemin arsimor. Për ta rëndësi kanë vetëm interesat e partisë dhe të biznesit. Partia e udhëhequr nga Mickoski organizon protesta dhe tenton t’i manipulojë prindërit dhe nxënësit për të mbrojtur kontrata ekskluzive milionëshe me një grup të caktuar botuesish”, thonë nga LSDM-ja.

Nga LSDM-ja pohojnë se është gënjeshtër se nxënësit do të mbesin pa libra. Me zgjidhjen e re ligjore, siç shpjegojnë, do të ketë tekste të reja shkollore, moderne dhe të aksesueshme, kurse me digjitalizimin e paralajmëruar vetëm do të përmirësohet mësimi dhe do të modernizohet mënyra e të mësuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat