LSDM sot zgjedh zëvendëskryetarin dhe anëtarë së Këshillit Qendror

Maqedonia

LSDM sot zgjedh zëvendëskryetarin dhe anëtarë së Këshillit Qendror

Më: 16 maj 2021 Në ora: 10:12
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes Kongresit online, sot do të zgjedhë zëvendëskryetarin e partisë dhe anëtarë të Këshillit Qendror.

Pas Kongresit, vijojnë mbledhjet ku zgjidhen nënkryetarët e partisë, sekretari i përgjithshëm, sekretari organizativ, sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar, Këshilli Ekzekutiv, përkatësisht udhëheqësia.

Momentalisht zëvendëskryetare e LSDM-së është Radmilla Sheqerinska e cila paralajmëroi dorëheqjen, sekretar i përgjithshëm është Ljupç Nikollovski, ndërsa nënkryetarët janë Mila Carovska, Oliver Spasovski, Kosta Petrov dhe Muhamed Zekiri.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev nuk dëshiroi të flasë se kush do të ishte në pozitë udhëheqëse, duke thënë se partia e tij është e hapur për njerëzit të ri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat