OBRM-PDUKM: Carovska fsheh arsyen e vërtetë se pse është për digjitalizim të librave

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Carovska fsheh arsyen e vërtetë se pse është për digjitalizim të librave

Më: 16 maj 2021 Në ora: 11:45
Mila Carovska

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “ministrja arogante dhe kokëfortë e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska vazhdon me të veten edhe pas protestës së prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve.

“Carovska nuk dëshiron të shohë se opinioni është kundër heqjes së librave dhe promovimit të revistave digjitale dhe mësimit online”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, Carovska vazhdimisht shpërndan gjysmë të vërteta duke thënë se libra do të ketë, por nuk përmend se pas miratimit të ligjit, librat do të jenë vetëm digjital.

“Carovska po fsheh arsyen e vërtetë për një hap të tillë që nuk është parë deri tani në Evropë. Carovska vazhdimisht thonë se OBRM-PDUKM qëndron pas protestave dhe nuk lejon reforma moderne në arsim”, thonë nga kjo parti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat