Osmani nikoqir i shefave të diplomacive të Austrisë, Sllovenisë dhe Çekisë

Maqedonia

Osmani nikoqir i shefave të diplomacive të Austrisë, Sllovenisë dhe Çekisë

Më: 22 maj 2021 Në ora: 09:04
Bujar Osmani

Bujar Osmani do të jetë nikoqir i shefave të diplomacive të Austrisë, Sllovenisë dhe Çekisë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot do të presë Ministrat e Punëve të Jashtme të Austrisë – Aleksander Sçalenberg, Sllovenisë – Anzhe Logar dhe Republikës Çeke – Jakub Kulhanek.

Osmani, siç njoftoi MPJ-ja do të informojë për temat aktuale me BE-në: dosja evropiane e vendit, proceset e reformës, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe një nga temat kryesore do të jenë mundësitë për përparim në integrimin evropian në këshillat e ardhshëm të BE-së.

Ministrat e jashtëm po vizitojnë vendin, si përfaqësues të grupit joformal të vendeve anëtare të BE “C5”, ku përveç Austrisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke, përfshin gjithashtu Sllovakinë dhe Hungarinë, përfaqësuesit e të cilave kanë vizituar tashmë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat