Në repartet infektive në Maqedoni mjekohen 186 pacientë me COVID-19

Maqedonia

Në repartet infektive në Maqedoni mjekohen 186 pacientë me COVID-19

Më: 24 maj 2021 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Në 24 orët e kaluara në Kovid-Qendrat në spitalet e vendit njoftohet se po shërohen 186 pacientë të dyshuar.

Dhe të konfirmuar me Kovid-19.

Pas raporteve të spitaleve të cilat arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në Spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 17 pacientë, në Kumanovë 34 pacientë, në Shtip 20 pacientë, në Tetovë 4 pacientë, në Veles janë shtruar për kurim 16 pacientë.

Në Kovid Qendrën në Ohër, 25 pacientë, Prilep 12 pacientë, Gostivar 5, Strugë 21 pacientë, në2 Strumicë 16 pacientë dhe kështu me radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat