Prokuroria: Në seancën e ardhshme, Joveski do t’u përgjigjet deputetëve

Maqedonia

Prokuroria: Në seancën e ardhshme, Joveski do t’u përgjigjet deputetëve

Më: 27 maj 2021 Në ora: 20:02
Lubomir Joveski

Prokuroria Publike në përgjigjen për TV21, ka njoftuar se kryeprokurori Lubomir Joveski do të paraqitet në Kuvend, në seancën e ardhshme të pyetjeve të deputetëve.

“Prokurori publik gjatë ditëve paraprake ka realizuar vizitë zyrtare në Prokurorinë Publike në Bullgari, për çfarë nuk kishte mundësi të marrë pjesë në seancën kuvendore. Në ftesën e ardhshme për pjesëmarrje në seancë të Kuvendit, gjatë periudhës që vijon, prokurori publik Joveski do të marrë pjesë”, njoftuan nga Prokuroria.

Nga 5 seanca për pyetje deputetësh, në 3 prej tyre, kryeprokurori Lubomir Joveski nuk ka marrë pjesë. Opozita ka hedhur dyshime, se mos kryeprokurori ka frikë të përgjigjet para deputetëve të cilët e kanë zgjedhur?

Opozita e kërkon Kryeprokurorin në Kuvend! Joveski nuk shkon me arsyetimin “obligime zyrtare”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat